Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci!

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e vdekjes të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

Haziri ka thënë se është krenar që ka pasur një mik të madh si Bogujevcin.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci. Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja. Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram./21Media

Back to top button