Haziri: LDK do ta pëlcas ‘balonin’ e sondazheve

 

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt do të dëshmohet sa e madhe është partia shtetformuese.

Haziri ka thënë tutje se më 14 shkurt, LDK-ja do ta pëlcas ‘balonin’ e sondazheve.

“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se në garë për deputetë nga Komuna e Gjilanit janë kandidatët: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani./21Media

Back to top button