Haziri: Osmani e Kurti në luftë për beteja të vogla politike, e Kosova po e humb luftën

Lutfi Haziri nga Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i kanë vendosur interesat e tyre personale përpara interesave shtetërore, në vend se ta anëtarësojnë Kosovën në Këshill të Evropës në një kohë kur Serbisë në OKB pritet t’i vendoset shenja e gjenocidit..
“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!”, ka shkruar Haziri në Facebook./21Media