Haziri për Sveçlën: Po e rëndon situatën me deklaratat e tij

 
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri për vizitën e paralajmëruar të Këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha në “21 drejtpërdrejt” se nuk pret diçka të re, përveç kërkesave të njëjta që Kosova duhet të jetë pjesëmarrëse në dialog e të tregohet pragamtike në realizmin e marrëveshjes që tash për bazë e ka planin franko-gjerman.
“Ka me pasë kërkesë ..ekskluzivitet i vetëm që pres është që të ketë vizita fizike të demostron këtë konsistencë edhe këtë kërkesë që të shkon deri në fund. Fatkeqësisht që ne karshi këtyre kërkesave po vazhdjmë me u sjell me standartin e politikave një hap para dy hap prapa, kanë fillu me u mërzitë e me u lodh dhe kanë filluar me u bë jo tolerues ndaj këtyre sjelljeve partnerët tanë e veçanërisht SHBA-ja”, tha Haziri.

Haziri për Sveçlën: Po e rëndon situatën me deklaratat se ish-policët serbë ishin pjesë e shpërthimeve në veri
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se ministri i Punëve të Brendshme  Xhelal Sveçla është duke e rënduar  situatën me deklaratat se ish-policët serbë ishin pjesë e shpërthimeve në veri.
“Ai po e përgatit opinionin e brendshëm që mos me leju në asnjë mënyrë me u rikthy ajo kategori e policëve apo ajo pjesë e policëve të Republikës së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje apo janë në bojkot”, tha Haziri duke shtuar se këto deklarata i vështirësojnë në mënyrë serioze negociatat për rikthimin e tyre në insitucionet e Kosovës.

Haziri: Strukturë paralele në veri tani është Beogradi
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri  tha se strutkurat paralele janë në rikthim sepse sipas tij defacto ato nuk ekzistojnë më. Ai  tha se strukturë paralele në veri aktualisht është Beogradi.
“Nëse e lexojmë drejt shpërbërja e atyre strukturave ka qenë një proces shpërbërje- integrim dhe tanimë ato struktura të integrume janë në bojkot “, tha Haziri në emisionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21.
Ai apeloi sërish për koordinim me SHBA-në dhe BE-në.

Haziri për zgjedhjet në veri: Qeveria dhe Presidentja po tentojnë të ia bartin përgjegjësitë KQZ-së
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pasur obligim ta parandalojë përkeqësimin e situatës në veri.
“Tani nuk është në dorën e saj, ajo është përfaqësuese formale le të themi në krejt këtë situatë”, deklaroi Haziri në emisionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21.
Sipas tij po vërehet te përfaqësuesit e Qeverisë dhe te Presidentja është tendenca për t’ia bartur telashet  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Tendenca për të ia bart përgjegjësitë KQZ-së, kjo nuk është e vërtetë, KQZ-ja është organ i pavarur kushtetues, ata organizojnë zgjedhje vetëm në kushte kur mund të mbahen zgjedhjet…. Në të kundërtën nuk kanë kurfarë përgjegjësie institucionale as për mbarëvajtje as për pjesëmarrje as për asgjë tjetër në këto rrethana të vështira të organizmit të zgjedhjeve.”, tha ai duke shtuar se përgjegjësia mbetet të Qeveria.

Lutfi Haziri: Qeveria ka humbur kontrollin në 17% të territorit
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se Qeveria e ka humbur kontrollin në 17% të territorit.
Ai në emisionin “21 drejtpërdrejt” u shpreh se është krijuar situatë e re në veri pas bojkotit të serbëve ndaj instiucioneve të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës nuk ka rol në përmisimin e situatës atje dhe vetëm dialogu dhe koordinimi me partnerë ndërkombëtarë në ve çanti me SHBA-në dhe BE-në mund të çon drejt një përmisimi dhe rikthimi të një normaliteti në pjesën veriore të Kosovës”, tha Haziri/21Media

Back to top button