Haziri për takimin e sotëm: Zgjidhja të tregohet nëpërmjet dialogut, e jo nëpërmjet policisë

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka bërë ka thënë se kryeministri Albin Kurti deri më tani la pasur takime me presidentin serb vetëm sa për t’u takuar, por sipas tij asnjë marrëveshje nuk është arritur.
“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të. “, ka shkruar Haziri.
Ai tutje ka bërë thirrje që priorite i takimit të sotëm të jetë negocimi sa më i shpejt i zgjidhjes së çështjeve që janë përpara.
“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione.Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut.“, ka thënë Haziri.
Në Bruksel sot nga ora 10:30 do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së./21Media

Back to top button