Haziri thotë që Qeveria po e pengon zgjidhjen e problemit të ujërave të bardha në Gjilan

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat, ka thënë se Qeveria po e pengon zgjidhjen e problemit të ujërave të bardha në këtë komunë.
Haziri ka thënë se i vjen keq që LDK-ja i ka ofruar votat për disa ligje, nuk po gjen përkrahje na Qeveria për t’u miratuar në Kuvend problemi për ujërat e bardha.

Në RTV21, Haziri ka treguar se çfarë po ndodh me shtratin e lumit Stranishorka.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71 për qind te votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51 për qind./21Media

Back to top button