Haziri uron Krishtlindjet dhe kujton martirët e Karadakut

Haziri: I kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar besimtarët katolikë.

Haziri ka thënë se është tejet e rëndësishme që të punojmë parreshtur për të mirën e përgjithshme dhe asnjëherë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste.

“Në emër të institucioneve lokale uroj të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke  lutur Zotin që në familjet tona të mbretërojë paqja, gëzimi, lumturia e dashuria. Është tejet e rëndësishme që të punojmë parreshtur për të mirën e përgjithshme dhe asnjëherë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste. Me këtë rast, i kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut që rezistuan dhe u sakrifikuan për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut. Për shumë mot Krishtlindjet!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar besimtarëve katolikë./21Media

Back to top button