Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri uron Trumpin: Rikthimi i madh u bë, edhe 4 shtatori do rikthehet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai ka thënë se me rikthimin e Trumpit do të rikthehet edhe Marrëveshja e 4 shtatorit.

“Rikthimi i madh dhe historik u bë. 4 shtatori do rikthehet, po ashtu. Urime President Donald Trump!”, ka shkruar Haziri.

Më 4 shtator të vitit 2020 kur President i SHBA- së ishte Donald Trumpnë në praninë e tij në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button