Hedhja e gazit në Kuvend, konfirmohet aktakuza ndaj Mytaher Haskukës, Shqipe Pantinës, Enver Hotit e Teuta Haxhiut

Gjykata e Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mytaher Haskuka, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu.
Aktakuza ka të bëjë me gazin lotsjellës që ishte hedhur në shkurt të vitit 2016, kur deputetët e opozitës kishin pamundësuar mbajtjen e seancës në Kuvend.
Lajmin për konfirmimin e aktakuzës e ka konfirmuar avokati Haxhi Millaku.
Ai ka thënë se ankesa për një pikë të akuzës është konfirmuar ndërkaq për pikën tjetër ka mbetur.
“Për një pikë të aktakuzës është aprovuar ankesa ndërsa për një pikë tjëtër të akuzës ankesa ka mbetur”- tha Millaku.
Avokati tutje ka shtuar se gjatë gjykimit do të shohin se si do të rrjedhë procedura.
“Ne do të shkojmë në gjykim për atë pikë. Presim që gjatë gjykimit të shohim se si do të jetë qëndrimi i Prokurorisë për këtë çështje” – deklaroi avokati.
Enver Hoti, Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës./kallxo.com

Back to top button