Heldt ​ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për vizitë në Berlin

“Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë të ecin përpara”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përveç se e ka uruar,  sot kryeministrin,  Albin Kurtin për marrjen e postit të ri e ka ftuar atë për takim në Berlin.

E këtë urim dhe ftesë të Merkel, Kurtit ia ka dhuruar sot personalisht ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“I lumtur që ia dorëzoj personalisht urimet dhe ftesën e Kancelares Angela Merkel, Kryeministrit Albin Kurti. Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë të ecin përpara: me qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit, perspektive ekonomike dhe finalizimi i dialogut”, ka shkruar Heldt në Twitter. 21Media

Back to top button