724 të vdekur nga Koronavirusi

Gati 35 mijë të infektuar, rritje të infektimeve jashtë Kinës

Ndonëse numri i viktimave për 24 orë shënoi rënie në dy ditët paraprake, shifra u rrit përsëri të premten.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se të premten u konfirmuan 3399 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 34 mijë e 546 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar.

Vetëm në 24 orët e kaluara, 86 persona vdiqën nga virusi i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kinë njoftoi se një shtetas amerikan i moshës 60-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Wuhan më 6 shkurt.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetit Publik në Tajlandë raportoi për shtatë raste të reja të shtunën. Në mesin e personave të infektuar ishin tre tajlandezë dhe katër kinezë.
Këto raste e çuan në 32 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet, që paraqet shifrën më të lartë jashtë Kinës.

Zyrtarët shëndetësorë në Francë njoftuan se pesë shtetas të Britanisë së Madhe janë infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit në një qendër skijimi në Francë pasi kishin qëndruar në të njëjtën shtëpizë me një person që kishte qenë më parë në Singapor.

Një shtetas i Shteteve të Bashkuara është bërë i huaji i parë që ka vdekur nga koronavirusi, ndërsa një japonez gjithashtu vdiq pas simptomave të koronavirusit
Shifra e të vdekurve pritet ta kalojë numrin e vdekjeve nga virusi SARS në vitet 2002-2003, kur kishin vdekur 774 njerëz, vetëm 60 më shumë se shifra e tanishme e vdekjeve nga koronavirusi./21Media

Back to top button