Helen Mirren flet për çmimin “SAG Life Achievment”
Aktorja Helen Mirren është fituesja e 57-të me radhë e çmimit për Veprën Jetësore, për Screen Actors Guild. Me këtë rast, në një intervistë për AP, ajo ka thënë se mendon se nuk ka bërë sa duhet për film, dhe se duhet të japë akoma më shumë nga vetja. Në anën tjetër, ajo ka thënë se ndihet mirë që u vlerësua për këtë çmim, dhe se për të votuan kolegët e saj, aktorët tjerë. Kjo është ajo që e bën këtë çmim të veçantë, ka thënë ajo. Helen ka falënderuar kolegët amerikanë për vlerësimin që ia kanë bërë, pasi që sipas saj, falë Amerikës ka arritur këtu ku është sot.
Në pyetjen se për çfarë arritjeje krenohet më së shumti në jetë, Mirren ka thënë se mendon ende të japë nga vetja. Por kur është fjala për arritjet, ajo ka thënë se për këtë falënderon rrethin me të cilin ka punuar, dhe falë të cilit është zhvilluar si artiste.
Mirren filloi karrierën në film në vitet e 60-ta, kur femrat kanë duruar paragjykimet që bëheshin për to në lidhje me punën, pabarazinë në industri me meshkujt e të tjera. Por ajo ka thënë se kjo tani po ndryshon. Helen ka treguar se gjatë karrierës për shkak të këtyre ka qenë shumë e zemëruar, se vazhdimisht ka kritikuar të tjerët se përse duhej të ishte kështu.
Helen ka thënë se është e vështirë të tejkalohen vështirësirë, si psh tek komuniteti me ngjyrë. Duket se para tyre do të ketë një mur që gjithmonë ua zë pritën. Kjo duhet ndryshuar, ka thënë ajo. Janë bërë ndryshime të mëdha, por ka ende punë për tu bërë. Megjthatë është e lumtur që deri më tani ka parë ndryshime në këtë drejtim për të mirë. Miren ka thënë se ndihet keq për të rinjët që vdesin të rinj, sepse ata nuk mund ti përjetojnë ndryshimet që bëhen në një vend, e ajo ndihet mirë që ka përejtuar ndryshime gjatë kohës, dhe shpreson se do të përjetojë edhe të tjera.
76 vjeçarja Helen Miren, çmimin për Veprën Jetësore të SAG Awards do t’ia bashkojë koleksonit të disa çmimeve të tjera, ku përfshihet një Oscar, disa çmime SAG, dhe disa çmime AMI e BAFTA.
Edicioni i 28-të i shpërblimeve me çmimet SAG Awards do të transmetohet live nga Santa Monika, kalifornia me 27 shkurt në TNT dhe TBS./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?