Helikopterët rusë qëllojnë në qytetin e Mariupolit

Janë publikuar pamjet e helikopterëve sulmues rusë që gjuanin në qytetin port të Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.
BBC thotë se ka verifikuar këto pamje.


Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400,000 njerëzve, është afër kufirit rus – dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime, transmeton rtv21.tv.
Ai është rrethuar dhe furnizimi me energji dhe ujë janë ndërprerë në mes të një sulmi të vazhdueshëm bombardimesh.
Zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare./21Media

Back to top button