Hendboll/Kosova humb nga Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje ndaj Malit të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë të raundit të tretë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në ndeshjen që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanët”  humbën me rezultat 24:26 nga Mali i Zi,.

Pjesën e parë të takimit Kosova e mbylli në disavantazh prej pesë golave, respektivisht me rezultat 11:6, kurse në pjesën e dytë ishte më e mirë në parket dhe kishte avantazhin prej 18:15, por që nuk ishe e mjaftueshme që ta evitonte humbjen.

Kjo ishte humbja e pestë me radhë e Kosovës në këto kualifikime drejt Kampionatit Evropian të hendbollit Euro 2024.

Fillon ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi në hendboll

Ka filluar ndeshja e hendbollit  mes Kombëtarja e Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja po transmetohet live në RTV21.

Në kampin e Kosovës atmosfera është e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian. Të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në tentim për sukses. Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat.

Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi. Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena.
Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Të dielën është ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues. Ndeshja me Slloveninë luhet në Velenje.

Back to top button