Derbi mes Tottenhamit dhe United, formacionet zyrtare

Më pak se një muaj pasi i tregoi derën Antonio Contes, Tottenhami është me trajnerin e tretë të sezonit Ryan Mason, që do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të Cristian Stellinit, deri në fund të sezonit.

Humbja e tyre e turpshme 6:1 nga Newcastle të dielën u përshkrua si ‘krejtësisht e papranueshme’ nga kryetari Daniel Levy, i cili ka vepruar shpejt në një përpjekje për të ringjallur shpresat e pakësuara për top katërshen e Premier Ligë.

Për të lënë pas vetës këtë situatë, Tottenhami do të kërkojë sot një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Manchester United, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një seri pozitive të rezultateve me tri fitore në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë gjashtë pik pikë në tabelë, ku United zë vendin e katërt me 59 pikë, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e shtatë me 53 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Bissouma, Emerson Royal, Sessegnon dhe Lloris, kurse te United mungojnë Garnacho, Greenwood, Heaton, Jones, Martinez, Varane, van de Beek dhe McTominay.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-2-1): Forster; Lenglet, Dier, Romero; Perisic, Hojbjerg, Skipp, Porro; Son, Richarlison; Kane

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Shaw, Dalot; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford

Back to top button