Hendboll: Kosova pret Belgjikën


“Dardanët” zhvillojnë nesër ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit.- Ndeshja fillon prej orës 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTV 21

Pas humbjes nga Turqia, Kombëtarja e Kosovës në hendboll zhvillon nesër ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023. “Dardanët” takohen me Belgjikën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Kosova synon fitore në këtë ballafaqim, pasi që kërkon një prej dy pozitave të para në grup për të kaluar në fazën tjetër. Ndeshja fillon prej orës 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTV 21./21Media

Back to top button