“Zgjoi” shfaqet në New York, i pranishëm ishte edhe kongresmeni Eliot Engel

 
Mbrëmë filmi kosovar “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York.
Aktorja protagoniste në film, Yllka Gashi, ka publikuar disa fotografi nga premiera e dhënë në New York.
Ajo ka treguar se në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel.
“Zgjoi” do të shfaqet në New York në Film Forum deri më 18 nëntor.
“Falemnderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!“Zgjoi” do të shfaqet në New York në Film Forum deri me 18 Nëntor. Për më shumë informata për shtete tjera në Amerikë, vizitoni faqen www.zeitgeistfilms.com”, ka shkruar Yllka Gashi në Facebook.
Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë./21Media
 

Back to top button