Hendboll: Nesër Greqia – Kosova

Kualifikimet për Kampionatin Botëror të hendbollit.-Ndeshja e nesërme transmetohet drejtpërdrejtë në RTV21 Plus
Kombëtarja e Kosovës në hendboll nesër e zhvillon ndeshjen e dytë brenda javës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. “Dardanët” ballafaqohen me Greqinë në udhëtim prej orës 14:00. Tri ditë më parë, Kosova pësoi humbje nga i njëjti kundërshtar në Pallatin e Rinsië dhe Sportit në kryeqytet me rezultat 21:20, duke minimizuar gjasat për kalimin në raundin tjetër kualifkues. Ndeshja e nesërme transmetohet drejtpërdrejtë në RTV21 Plus./21Media

Back to top button