Hendboll: Pse u shtye ndeshja Kosovë – Mali i Zi?
Është anuluar miqësorja e Kombëtares së Kosovës në hendboll ndaj Malit të Zi, që është dashur të zhvillohej sot në orën 17:00 në Podgoricë. Në skuadrën e Malit të Zi janë paraqitur disa raste pozitive me Covid-19, dhe për këtë arsye është vendosur anulimi i ndeshjes. Hendbollistët “Dardanë” kthehen në Prishtinë për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të janarit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?