Një fëmijë dhe një i rritur vdiqën në aksidentin në Klinë

Një fëmijë dhe një i rritur kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete.”, ka informuar policia.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupat e pajetë të viktimave do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./21Media

Back to top button