“Heqja e taksës, kusht për vazhdimin e dialogut”

Vuçiq shprehu kundërshtimin ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçi deklaroi sot në Bruksel se e vetmja mënyrë për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve është heqja e vendimeve të paarsyeshme që ka vendosur Prishtina.

Ai tha këtë në një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin bisedoi rreth situatës në rajon, taksat e vendosura nga Prishtina ndaj mallrave serbe dhe integrimin evropian të Serbisë.

Kreu i shtetit serb theksoi se Serbia mbështet fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal. Sipas tij, vendimi i Prishtinës për të rritur tatimin me 100% është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA.

Ai po ashtu shprehu kundërshtimin ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, ai u ankua se Prishtina zyrtare vazhdon të mosformojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe mos zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli./kp

Back to top button