Filloi takimi ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor

Pritet të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në rajon

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Para takimit, Presidenti Hashim Thaçi para mediave tha se shpreson se do të arrihet një pajtueshmëri mes palëve, që integrimi i regjionit në BE duhet të përshpejtohet.

Në këtë takim ku po merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Kurse, deri më tani kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajon.

Back to top button