Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit, Kusari Lila: Cili është arsyeja pas këtij vendimi?

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvedosje, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pasi Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Ajo ka pyetur se cili është qëlimi i hendekut, duke thënë se shërben për zgjerimin e hendekut në mes të komuniteteve.

“Cili është arsyeja pas këtij vendimi? Përkrahja e përfaqësimit të paligjshëm të “Drejtorisë së Koordinimit Serb në Kosovë” shërben vetëm për zgjerimin e hendekut ndërmjet komuniteteve dhe është një lëvizje regresive për integrimin dhe sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”, ka shkruar Kusari Lila nw platformën X./21Media

Back to top button