Kaloni te përmbajtja kryesore

Hetimi global: Softueri spiunon gazetarët dhe aktivistët!

Një hetim nga një konsorcium mediatik ndërkombëtar, bazuar në të dhëna “të rrjedhura”, ka siguruar prova shtesë se Malware i Izraelit-“NSO Group” po përdorej për të spiunuar gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe disidentë politikë.
Nga një listë e më shumë se 50.000 numrave të telefonave celularë të marrë nga “Tregimet e Ndaluara” jofitimprurëse me bazë në Paris dhe Amnesty International dhe të ndara me 16 organizata mediatike, gazetarët identifikuan më shumë se 1.000 individë në 50 vende që dyshohet se janë zgjedhur nga klientët e NSO për mbikëqyrje të mundshme.
Midis tyre janë 189 gazetarë, më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë shtetërorë, të paktën 65 udhëheqës biznesi, 85 aktivistë për të drejtat e njeriut dhe disa krerë shtetesh, sipas Washington Post,
Shtëpitë për të cilat punojnë gazetarët janë Associated Press, Reuters, CNN, Wall Street Journal, Le Monde dhe Financial Times.
Amnesty thotë se studiuesit e saj kriminalistikë përcaktuan që softueri kryesor spiun i NSO Group u instalua me sukses në telefonin e gazetares turke Khadija Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë të Washington Post Jamal Kashogi, vetëm katër ditë pasi u likuidua në Konsullatën e Arabisë Saudite, në Stamboll në vitin 2018. Kompania më parë ishte e lidhur me spiunimin ndaj Kashogi.
Grupi NSO mohoi që të dhënat mbi të cilat bazohet raporti të rrjedhin nga serverat e tij, duke deklaruar se “të dhëna të tilla kurrë nuk kanë ekzistuar” në asnjë prej serverave të tij.
Kompania deklaroi se raporti ishte “plot supozime të gabuara” dhe përsëriti se ajo shet softuerin vetëm tek autoritetet, për përdorim kundër terroristëve dhe kriminelëve më të mëdhenj.
Kritikët i quajnë pretendimet të pasinqerta dhe tregojnë problemin e një mungese pothuajse të plotë të rregullimit nga industria private e mbikëqyrjes globale,raporton BBC./e.d-21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button