Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton i u.d të drejtorit të Departamentit për Kufi, kolonel Ragip Bunjaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 10)
10:00Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN303)
10:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezantojnë rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)
10:30Në komunën e Suharekës bëhen homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë)
11:00 – 13:00Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)
12:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
13:30Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, viziton Lipjanin për t’u informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë. (Komuna e Lipjanit)
14:00Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)
14:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN506)
19:00Sami Lushtaku shpallë kandidaturën për kryetar të Komunës së Skenderajt. (Restorant “Atlantic”, Skenderaj).