Kaloni te përmbajtja kryesore

Hezbollahu thotë se ka ‘përfunduar’ sulmet e sotme ndaj Izraelit

Hezbollah thotë se sulmi i tij i planifikuar ndaj Izraelit për sot ka “përfunduar dhe realizuar”.

Grupi mysliman shiit i mbështetur nga Irani, me bazë në Liban, thotë se sulmet filluan në momente specifike dhe kaluan kufirin e Libanit “drejt objektivit të dëshiruar dhe nga shtigje të shumta”.

Duke iu referuar komenteve të Izraelit se sulmet e tij ishin parandaluese dhe se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ishin në gjendje të dëmtonin ose shkatërronin objektiva të caktuara, Hezbollah thotë se pretendimet janë “boshe”, duke shtuar se ato “kundërshtojnë faktet në terren dhe do të përgënjeshtrohet” më vonë sot./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button