Hidhet granatë dore në oborrin e një banese

Një granatë dore ka shpërthyer në një shtëpi të pabanuar në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia njofton se granata ka shpërthyer në oborrin e banesës, ndërsa pronarët kanë ndërruar jetë prej 4 vjetësh.
Policia po punon për ndriçimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, ka thënë policia.

Back to top button