Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Këtë për media e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Sipas tij se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore, ndërsa ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e një shtëpie.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast./21Media

Show More
Back to top button