Hidhet në qarkullim kartëmonedha me portretin e Jane Austen

Kjo kartëmonedhë do të qarkullojë në Britani të Madhe

Prerja e re 10 sterlina me portretin e shkrimtares së njohur Jane Austen, që zëvendëson atë të Charles Darwin, do të qarkullojë në Mbretërinë e Bashkuar që nga dita e premte.

Kjo zgjedhje u vlerësua në mënyrë të veçantë nga lëvizjet feministe që kishin mbështetur fushatën për të futur këtë portret në kartëmonedhenën e njohur nga britanikët si “tenner “.

Kjo kartëmonedhë, e ngjashme me kartmonedhën prej 5 sterlina të lançuar vitin e kaluar, është realizuar me material plastik, rezistent ndaj ujit dhe larjes në lavatriçe.

Futja në qarkullim e “tenner-it’ të ri dedikuar autores së veprës  “Krenari dhe Paragjykim” vjen 200 vite pas vdekjes së saj (18 korrik 1817).

Back to top button