Hidhet shorti për kalendarin e Superligës së Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është hedhur shorti për kalendarin e ri të Superligës së Kosovës për edicionin garues 2022/23.
Kampioni në fuqi, Ballkani, e nis sezonin e ri me ndeshjen kundër Malishevës në udhëtim.
Këto janë duelet e javës së parë:
Gjilani-Ferizaj
Malisheva-Ballkani
Trepça ’89-Drita
Drenica-Llapi
Prishtina-Dukagjini
Superliga e Kosovës 2022/23 starton më 13 gusht./kp

Back to top button