Higuain dhe bota e futbollit

Për herë të parë, argjentinasi Gonzalo Higuain foli për ‘abuzimin’ që pranoi gjatë karrierës së tij.
Disa javë pasi njoftoi për daljen në pension, Higuain është i tëri plotë buzëqeshje.
“Kjo do të zgjasë vetëm pesë minuta apo jo?”, thotë ai.
Ndërsa shkon drejt pensionimit, Higuain do të mbahet mend si një nga lojtarët më të frytshëm dhe më të komplikuar të një brezi.
Ai do të mbahet mend si një golashënues i jashtëzakonshëm për klubin dhe vendin, si një nga sulmuesit më të mirë të pastër që ka parë loja për shumë kohë.
Por, ai do të mbahet mend edhe si viktima më e madhe e gjeneratës së rrjeteve sociale.
Ai do të mbahet mend edhe për mënyrën se si botaq ishte në gjendje ta shikonte dhe kritikonte atë në kohë reale, shkruan Goal, transmeton rtv21.tv
A di do ta mbahet mend si një lojtar që tifozët nga të dyja klubet, talleshin herë pas here pavarësisht sag ola shënoi ose sa trofe fitoi.
“Kur isha fëmijë dhe isha jashtë, fillova të luaja për shkak të dashurisë për lojën. Kam luajtuar për shkak të pasionit që kisha për sportin dhe gjithmonë kam pasur këtë ëndërr të doja të bëhesha lojtar profesionit, por në atë moment nuk e dinit seçfarë erdhi. Kur isha fëmijë, ëndërroja të bëhesha futbollist profesionist. Por, pastaj vëreni se nuk është njësoj. Dashuria për sportin nuk është e njëjtë për shumë gjëra tjera; paratë, financat, drejtorët sportivë, kontratat, të gjitha këto. Jeta juaj ndryshon plotësisht. Kam pasur përvoja të shkëlqyera dhe jo të shkëlqyera për të arritur në këtë nivel”, tha Higuain./21Media

Back to top button