Ferizaj i zhvillon dy ndeshje në Poloni

Hendbollistet e KHF Ferizajt do t’i luajnë në fundjavë ndeshjet në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, siç informoi sot Federata e Henbollit, Ferizaj do të përballet me skuadrën polake, KPR Gminy Kobierzyce. Me marrëveshje të dy klubeve, të dy ndeshjet do të zhvillohen në Kobierzyce të Polonisë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.
“Ferizaj ka vendosur për dy ndeshjet në Poloni edhe për shkak të punimeve në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.”, bëri të ditur FHK.
Ndryshe, Ferizaj për herë të tretë paraqitet në gara evropiane./21Media

Back to top button