Hill: Askush nuk po kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën

Ambasadori I SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se Serbisë nuk po i kërkohet ta njohë Kosoën
“askush nuk po kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën dhe kjo është diçka që Serbia duhet ta vendosë vetë”, , ka thënë Hill në një intervistë për FoNet.

I pyetur nëse ka lidhje mes njoftimeve për ndihmë me armë për Kosovën dhe bisedave të vazhdueshme nga Beogradi se ushtria serbe duhet të armatoset, Hill ka thënë se shumë vende duhet të forcojnë forcat e tyre ushtarake, por duhet pasur kujdes që të mos kthehen në një garë armatimi dhe sepse një garë e tillë zakonisht fillon dhe përshpejtohet vetë”.

“Ndihma për Kosovën është e një natyre afatgjatë dhe nuk ka të bëjë me situatën aktuale dhe tensionet aktuale dhe, së fundi, duhet të çojë në një situatë në të cilën nuk është e nevojshme të vendosen forca të huaja në territorin e Kosovës. Ajo që na intereson vazhdimisht është lloji i stabilitetit. Besoj se të gjithë duhet të kuptojnë se mënyra më e mirë për të dalë nga këto kohë të vështira është dialogu”, ka deklaruar Hill.

Më tej Hill ka bërë të ditur se qëndrimi i SHBA-së dhe BE-së është se duhet të formohet Asociacioni ./21Media

Back to top button