Rregullorja e re e BQK-së, Hovenier i shqetësuar se kjo mund të nxisë tensione të reja në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë një deklaratë për media lidhur me rregullorën e re të Bankës Qendrore.

Ai ka thënë se  Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores, sipas të cilës euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb.

“Ndër çështjet që diskutuam është zbatimi i sotshëm i vendimit të Bankës Qendrore për rregulloren e ndryshuar për përdorimin e parave cesh, e cila kufizon ndër të tjera importin e valutave të huaja. Dua të përsëris atë që Shtetet e Bashkuara kanë thënë, si në planin dypalësh, ashtu edhe atë që kemi thënë si QUINT që ne kemi shqetësime dhe rezerva reale për zbatimin e kësaj, përpara se të përgatitet plotësisht. Unë mendoj se mund të them me siguri kundërshtimin për këtë tani, ne jemi të shqetësuar që rregullorja e përditësuar, pasi ne e kuptojmë se nuk e llogarit plotësisht ndikimin që do të ketë tek individët, veçanërisht tek individët që marrin mbështetje financiare nga qeveria serbe këtu në Kosovë, dhe që mendojmë se kjo çështje meriton vërtet një shqyrtim më të kujdesshëm, por edhe një diskutim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar se potencialisht do të përshkallëzojë tensionet etnike dhe do të rezultojë problematike për jetën e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës, kështu që shpresojmë që qeveria të gjejë një mënyrë për të realizuar atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, nuk më kujtohet saktësisht termi që ai përdori, tranzicion, dhe një periudhë tranzicioni në të cilën ka një ritëm dhe njëfarë njohjeje të sfidave në vend përpara se të zbatohet plotësisht”, ka thënë Hovenier.

“Serbët do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Sipas tij, ky vendim ka qenë i nxituar dhe jo i menduar plotësisht.

““Nuk dua të flas për atë çfarë kam folur me Kurtin…Po flas për Shtetet e Bashkuara dhe shqetësimin që kemi për mënyrën në të cilën ne besojmë se kjo është e nxituar dhe jo, siç thashë të hënën, e menduar plotësisht, se ka ende punë për të bërë për të siguruar që të mos ketë asnjë ndikim në jetën e përditshme të individëve, të cilët ne duam që të gjithë të jenë në gjendje të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie”, ka deklaruar ai./21Media

Back to top button