Hill: Nuk pres rezultate të shpejta, Escobar ndodhet në Bruksel

Para takimit të sotëm mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit në Bruksel, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk pret rezultate të shpejta nga takimi i sotëm.
Sipas tij, në Bruksel ndodhet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Hill vlerësoi se ky i sotmi është një “takim domethënës” që flet për përkushtimin e Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje që do të përfitojë të gjithë, të jetë e favorshme.
“Procesi i Brukselit sigurisht që nuk i kënaq njerëzit që presin të jenë të kënaqur menjëherë me rezultatin. Unë besoj se duhet bërë progres sepse kanë kaluar shumë vite pa progres. Tani po punohet që duhet të arrihet një marrëveshje. Nga pikëpamja e SHBA-së, mendoj se është shumë e rëndësishme të arrihet dhe të realizohet Asociacioni Komunave Serbe sa më shpejt”, tha ambasadori Hill gjatë një paraqitje në Kragujevc të Serbisë.
Hill ka treguar se sot në Bruksel ndodhet edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Back to top button