Stano: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet nga vet shtetet

Për takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka folur Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano.
Ai ka thënë se fillimisht do të ketë takime bilaterale kurse takimi trilateral, apo takimi ku do të jenë edhe kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq pritet të zgjasë ndoshta deri në mbrëmje, duke theksuar se kjo varet nga ajo se si shkon takimi.

Stano ka thënë se nuk duhet të predikohet rezultati i këtij takimi, porse ka shtuar se gjithçka varet nga aftësia e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për t’u pajtuar.
“Ne duhet të ecim përpara drejt një rruge që na sjell një fund të marrëveshjes mes dy vendeve, marrëveshje kjo që është për të mirën e dy vendeve”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se “E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet nga vet shtetet. Progresi në këtë proces është për të mirën e dy vendeve”, ka thënë Stano.
Back to top button