Hill për ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Duhet të iu jepet mundësi të sqarohen

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill për gjykimin e ish krerëve të UÇK-së në Hagë ka thënë se duhet të iu jepet mundësia të shpjegohen.

I pyetur nëse dënimi eventual i liderëve të UÇK-së mund të jetë problem për NATO-n, e cila bashkëpunoi me ta në vitet 1990, ambasadori amerikan në Serbi u përgjigj

“Gjykata për krimet e luftës është themeluar shumë kohë më parë, madje edhe para asaj që ndodhi në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që ato gjykime të vazhdojnë, të paraqesin prova, t’u jepet mundësia të akuzuarve të shpjegojnë veten e tyre, do të shohim se çfarë gjyqtarët thonë në fund: “Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse gjyqi është në vazhdim,” ka deklaruar Hill për Euronës Serbia./21Media

Back to top button