Hill: Serbia ka zgjedhur Perëndimin, lidhjet e saj me Rusinë po dobësohen

Është e rëndësishme që pala serbe t’i qaset planit të marrëveshjes evropiane me Kosovën në mënyrë konstruktive. Kështu deklaroi t ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Sipas tij kjo do të ndikojë në shpejtësinë me të cilën Serbia i afrohet Perëndimit. “Serbia tashmë ka vendosur të kthehet nga perëndimi dhe mendoj se është zhgënjyese për shumë serbë që procesi po zgjat kaq shumë,” tha Hill pwr N1.
“Shpresoj se rezultati i gjithë kësaj do të jetë një ritëm shumë më i mirë, më i shpejtë (i integrimit evropian)”, shtoi ai.
Hill tha se nuk do ta quante sekret planin franko- gjerman, por diçka që bie në kanalet tradicionale diplomatike.
“Nëse përpiqeni të merreni me diplomaci përmes mediave, do të ketë shumë keqkuptime”, tha ai dhe shtoi “ prandaj besoj se çështje të tilla duhet të diskutohen ekskluzivisht në tavolinë.”
I pyetur se kush bashkëpunon më shumë, kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti apo presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ambasadori qeshi.
“Nëse do të mendoja se përgjigjja e kësaj pyetje do të ndihmonte procesin e negociatave, do të përgjigjesha, por do t’ia lë në dorë imagjinatës tuaj”, tha ai./21Media

Back to top button