Hill sulmohet verbalisht në Serbi: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra serbe, teksa po shëtiste me bashkëshorten e tij rrugëve të Beogradit.

Sipas një videoje të publikuar në internet, supozohet se ato po protestonin për rolin e tij gjatë 1999-ës, kur Serbia ishte bombarduar nga NATO-ja.

“Vrasësi po shëtit në Beograd”, dëgjohen duke thënë ato.

“I ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, vazhduan gratë.

Por, diplomati amerikan nuk reagonte dhe vazhdonte rrugën e tij.

Christopher Hill, ishte i caktuar si emisar special për zgjidhjen krizës së Kosovës.

Back to top button