Hill takohet me Vuçiqin

Ambasadori amerikan Christopher Hill është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Tanjug, Vuçiq “vuri në dukje përpjekjet e Serbisë që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe diplomati amerikan përsëriti mbështetjen e Washingtonit për integrimin evropian të Serbisë dhe vendeve në rajon”.
Vuçiq dhe Hill diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, intergrimin evropian të Serbisë dhe çështjet aktuale gjeopolitike, raporton Tanjug.
Vuçiq ka thënë se “Serbia është iniciatorja e shumë projekteve që lidhen më së miri me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu u njoh si një partner proaktiv për të gjithë që dëshirojnë të punojnë për përparimin e rajonit dhe me përkushtim”.
Ndërkaq, Hill përsëriti mbështetjen e SHBA-së për integrimin evropian të Serbisë dhe vendeve të rajonit si dhe qëndrimin e Washingtonit.
“Ne gjithashtu mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë zhvillimin më të shpejtë të saj”, deklaroi Hill.
Duke folur për dialogun, palët ranë dakord se të gjitha përpjekjet do të fokusohen në të./21Media

Back to top button