Takimi i Abdixhikut me Escobarin, LDK: Nuk dimë se çfarë do të ndodh

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i është përgjigjur pyetjes në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Bajrami ka thënë se me të përfunduar takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet.
“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përketë takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami./21Media

Back to top button