Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se “tërheqja e trupave serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit është një hap i mirë”.

Në një intervistë për “Tanjugun” Hill ka thënë se është në interesin e Washingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill.

Ai shtoi se prezenca e shtuar e trupave përgjatë vijës kufitare me Kosovën shkakton shqetësim dhe se SHBA-të i kanë kërkuar lidershipit serb tërheqjen e trupave.

Back to top button