Hiqen tabelat me alfabet cirilik në veri, zëvendësohen me ato në gjuhën shqipe

Ka filluar largimi i të gjitha shenjave serbe të komunikacionit të cilat janë të shkruara në alfabetin cirilik në veri dhe vendet tjera brenda Kosovës, kështu ka njoftuar Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se ato po zëvendësohen me shenjat zyrtare të vendbanimeve sipas ligjeve të Kosovës.
“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në cirilik, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook./21Media