Historia e çiftit më të vogël në botë

1 min read

Përmasat nuk kanë rëndësi dhe këtë na e tregon më së miri ky çift. Brazilianët Paulo dhe Katyucia, janë 90 cm të gjatë, për të cilën u regjistruan në librin ”Guinness of Records World”, si çifti më i vogël i martuar në botë.

Çifti fitoi famë në të gjithë botën për këtë, por historia e tyre e dashurisë meriton gjithashtu vëmendje. Gruaja ishte deklaruar se edhe pse janë pak më të shkurtër se njerëzit e tjerë, zemrat e tyre janë të mëdha dhe dashuria për njëri-tjetrin dhe për jetën është shumë e fortë.

Çifti ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Ndërkaq, Paulo kishte treguar se ishte dashuri me shikim të parë dhe që atëherë, ai kurrë nuk kishte dyshuar në ndjenjat e tij për Katyucia-n.

Katyucia ishte shprehur se përveç gjatësisë së tyre, ata janë një çift i zakonshëm. Ndonjëherë edhe ata debatojnë. Gruaja e pranoi se ka një temperament të ndërlikuar, por Paolo kishte thënë se është shumë i qetë dhe mirëkuptues. Katyucia shpjegoi në një intervistë se gjëja më e rëndësishme dhe e mrekullueshme është se ndjenjat, mendimet dhe ëndrrat e tyre përkojnë.

Çifti ishin shprehur se martesa u jep forcën që u duhet dhe se dashuria e tyre është më e madhe se çdo urrejtje./21Media