Tentim vrasje në Kaçanik, viktima dërgohet në QKUK

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka tentuar ta vras një burrë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:55 në fshatin Vatë të Kaçanikut.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) duke i shkaktuar lentime trupore.Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Ferizaj e më pas në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button