Historia e kuzhinës së verdhë që i mbijetoi sulmit rus

Imazhet e një kuzhine të ndritshme, familjare në Ukrainë, e cila iu ekspozua botës kur një sulm me raketa ruse shkatërroi murin e saj të jashtëm, kanë shkaktuar tronditje dhe trishtim në mediat sociale.
Apartamenti ishte shtëpia e trajnerit të mirënjohur të boksit Mykhailo Korenovsky, i cili u vra në sulmin e së shtunës. Gruaja dhe fëmijët e tij thuhet se mbijetuan.
Është publikuar edhe një video e Korenovskyt duke festuar ditëlindjen së fundmi me familjen e tij në të njëjtën banesë.

Sulmi në Dnipro mori jetën 44 njerëz./21Media

Back to top button