Vdiq një 38 vjeçar në një lokal në Prizren

Një 38 vjeçar ka vdekur derisa ishte ulur bashkë me miqtë e tij në një lokal, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Nga mjekët dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, togeri Shaqir Bytyqi.
“Sot më datë 17.01.2023 pak pas orës 00:10 nga emergjenca e qytetit në Prizren është raportuar policia se një persona gjendet në emergjencë pa shenja jete. Nga dëshmitarët, shokët e tij është deklaruar se viktima papritmas ka rënë pa ndjenja në tavolinë derisa ata ishin duke qëndruar në një kafiteri në Prizren. Nga mjekët dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak”, ka njoftuar Bytyqi.
Pas marrjes së dëshmive dhe provave në lidhshmëri me rastin, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media

Back to top button