Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Krajës

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen os e shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Kjo sipas historianëve për shkak se Kraja në emër të institucionit ka lëshuar një qëndrim tendencioz.
“Pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion i cili është tepër i dëmshëm dhe shumë tendencioz me titull: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske.”, thuhet në njoftim
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që pas publikimit të këtij dokumente pa miratimin e organeve të Akademisë së Shkencave, kreu i saj duhet të jap dorëheqje.
“I kujtojmë kreut të Akademisë së Shkencave se ai për disa vite ka qenë edhe redaktor i revistës ushtarake “Narodna Armija”, e siç dihet nga e kaluara ata që kanë marrë pozita në institucionet e rëndësishëm shtetërore është dashur të kalojën nëpër filtra shtetërore.Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së nëse kreu i Akademisë së Shkencave, nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të vihet në veprim Kuvendi i Akademisë së Shkencave, dhe të e shkarkoj nga detyra e kryetarit të Akademisë, Mehmet Krajen.”, përfundon reagimi.
Një analizë e botuar muajin që shkoi nga AShAK-u, që u debatua shumë nga opinioni e që po vazhdon ende të jetë në qendër të debatit.Sesioni i Shkencave Sociale në AShAK, ka theksuar se teksti i botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është tekst i Mehmet Krajës, kryetar i AShAK-ut, dhe i paautorizuar për publikim.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i është kundërpërgjigjur Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut, pasi këta të fundit thanë se një tekst i analizës së publikuar nga Kraja po e dëmton imazhin e akademisë.
Kraja në përgjigjen e tij ka thënë se për analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, merr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit.

Back to top button