Historiani J. Buxhovi pritet në Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve

Buxhovi, i dhuroi bibliotekës së Akademisë Kroate “Kosovën” në aglisht,studimin monografik “Kongresi i Berlinit” dhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”

Historiani Jusuf Buxhovi sot vizitoi Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve (HAZU)me ç’ rast u prit nga kryetari i Akademisë, akademiku Gordan Druzhiq si dhe akademiku Dobrisha Skok. Akademiku Druzhiq, pas mirëseadhjes mysafirit dhe shprehjes së mirënjohjes për punën e bërë, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shkencëtarëve të të dy vendeve, sidomos në fushën e historigrafisë për t’u dhënë përgjigje disa çështjeve që kanë të bëjë me historiografinë e përbashkët nga mesjeta e deri të koha jonë.
Historiani Buxhovi, i cili ia dhuroi bibliotekës së Akademisë Kroate “Kosovën” në aglisht si dhe studimin monografik “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”, theksoi rëndësinë e Kroacisë si qendër e studimeve albanologjike në shekullin e kaluar dhe nevojën që kjo të riaktivizohet, në mënyrë që të vazhdohet ku mbeti Shufflay, Sipqeviqi, Mirdita dhe të tjerë.
Gjatë kësaj vizite, Buxhovi u shoqëra nga historiani Nijazi Muhamedi, Shuip Ziberi – kryetar i Këshillit Shqiptar në Zagreb dhe Gentiana Fana, këshilltare e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq./21Media

Back to top button