Holanda në gjysmëfinale

(Lajm i përditësuar)


Holanda në gjysmëfinale

Holanda e ka fituar ndeshjen dramatike të çerekfinales së Evropianit 2024 ndaj Turqisë dhe i është bashkuar Anglisë në gjysmëfinale të turneut.

Holandezët të shtunën mbrëma fituan me rikthim të rezultatit 2:1.

Qendërmbrojtësi, Samet Akaydin i dha epërsinë Turqisë në minutën e 35-të dhe tifozët u bënë gati për një tjetër festë të madhe.

Por, festa e tyre në Berlin u ndal në gjysmë, pasi Holanda ktheu rezultatin për gjashtë minuta.


Holanda përmbys gjithçka 

Për gjashtë minuta, Holanda ka arritur ta përmbysë rezultatin.

Në minutën e 76-të, Cody Gakpo e shënoi golin për 2:1.


Holanda barazon në ndeshjen me Turqinë

Një tjetër qendërmbrojtës ka shënuar gol në ndeshjen Holanda – Turqia.

Stefan de Vrij ka barazuar shifrat në minutën e 70-të.


GOOOOOOL, Turqia në epërsi

Turqia e ka befasuar Holandën dhe ka shënuar gol në minutën e 35-të.

Shënues ishte mbrojtësi Samet Akaydin.

Asistues ishte Arda Guler, futbollisti i Real Madridit.


Fillon çerekfinalja e fundit e Euro 2024 mes Holandës dhe Turqisë

Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë në çerekfinalen e fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Turqisë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku të dy kombëtaret do të luftojnë për biletën e fundit të gjysmëfinales së Euro 2024.

Back to top button